Loading…

Rinisë dialogu: Borrell, zgjidhja Kosovë-Serbi kurrë s’ka qenë e lehtë por sot jemi këtu që të provojmë përsëri

  • 12/07/2020 | 10:49

Rinisë dialogu: Borrell, zgjidhja Kosovë-Serbi kurrë s’ka qenë e lehtë por sot jemi këtu që të provojmë përsëri

Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se ka nderin që të rinisë bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit edhe pse në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, nëpërmjet videokonferencës.


“Synimi është i qartë, që të kthehemi në punën serioze dhe intensive për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja shteteve. Bashkimi Evropian ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë që ta mbështesë dhe të lehtësojë gjetjen e një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore”, ka thënë Borrell, para nisjes së konferencës, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi do të zgjidhte të gjitha çështjet në mes të dyja vendeve.

“Kjo marrëveshje është  vendimtare për popullin e Kosovës dhe Serbisë, për perspektivën evropiane, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit – kjo marrëveshje është vendimtare për BE-në”.

“E dimë që nuk është proces i lehtë, por është urgjencë që të punojmë për paqe dhe stabilitet për hir të së ardhmes. Kërkojmë kurajën politike të të dy palëve, angazhim në frymën e pragmatizmit dhe kompromisit. Kurrë s’ka qenë e lehtë të gjendet zgjidhje, por kjo është pse jemi këtu, që të provojmë përsëri”.

Sot mbahet videokonferenca e ndërmjetësuar nga BE, ku marrim pjesë Kosova, me Kryeministrin Avdullah Hoti, ndërkaq Serbia përfaqësohet nga presidenti i saj, Aleksandër Vucic.

Vlen të theksohet se më parë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ishte vendosur të niste më 27 qershor përmes një takimi në Shtëpinë e Bardhë, takim që ishte thirrur nga Richard Grenell, i dërguari i Posaçëm i Presidentit Amerikan Donald Trump.

Takimi u pamundësua për shkak të lëshimit të propozim-aktakuzës nga Prokurori i Dhomave të Specializuar në Hagë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ky pritet të paraqitet të hënën për t’u përballur me të.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë