Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, reagoi pas raportimeve lidhur me pesë vagonët e kompanisë “Trainkos”, të cilët në dhjetor të vitit 2024 ishin dërguar në Zrenjanin të Serbisë për riparim, transmeton Gazeta Metro.
Trainkos kishte konfirmuar se vagonët ishin dërguar nga kompania kosovare “Profitech SHPK”, e cila kishte fituar tenderin për këtë shërbim në shkurt të vitit 2024. Kompania kishte deklaruar se përzgjedhja e nënkontraktorëve është përgjegjësi e operatorit ekonomik dhe se nuk ka bazë ligjore për të ndërhyrë në këtë proces.
Lidhur me këtë çështje, Ymeri shprehu kritika për mënyrën se si është lidhur kontrata, duke ngritur pikëpyetje për mungesën e çmimeve në paramasë.
“Aq shumë i ka besuar TrainKos kontraktorit për Vagonë sa që është nënshkru kontrata afër gjysëm milioni pa çmime në Paramasë. Kjo i bjen me Tahmin, e çmimet saktë i qet kontraktori nga Republika e Serbisë. Çarë besimi!”, shkroi Ymeri./gazetametro.net