Loading…

Rishikohet buxheti 2019 dhe 2020 për shkak të tërmetit në Shqipëri

  • 02/12/2019 | 12:19

Rishikohet buxheti 2019 dhe 2020 për shkak të tërmetit në Shqipëri

Ministria e Financave e Shqipërisë do të rishikojë buxhetin e vitit 2019 dhe atë të 2020, për kalimin e fondeve në paketën e rindërtimit, transmeton Gazeta Metro.


Në mbledhjen e mbajtur nga Komisioni i Ekonomisë, Ministrja e Financave, Anila Denaj ka folur në lidhje me fondet për investime publike të cilat do të kalojnë për këtë paketë.

Sipas ministres Denaj, përparësi do të kenë shkollat e dëmtuara.

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit, ka shkaktuar vdekjen e 51 personave dhe rreth 900 të tjerë kanë mbetur të lënduar. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë