Loading…
Risi: Droni sjell ushqimin dhe ilaçet në Australi
  • 10/04/2019 | 14:12

Risi: Droni sjell ushqimin dhe ilaçet në Australi

Google Wing nis shërbimin e shpërndarjes së produkteve me fluturaken dron në Australi, transmeton Gazeta Metro.


Për herë të parë në botë zyrtarisht aprovohet shpërndarja e dërgesave me fluturaken dron, pas provave të shumta të fluturimit. Këto teste u kryen që nga viti 2014 nga kompania Alphabet, pronarja e gjigantit Google, ku dega e saj Wing do të kryej shpërndarjen e dërgesave.

Autoriteti i aviacionit Australian dha lejen për nisjen e këtij lloj shërbimi pas shqyrtimit të të dhënave të sigurisë dhe planeve të operimit të kompanisë Wing.

Leja e shpërndarjes u dha për qytetin e Canberra’s, në një rrethinë me 100 shtëpi. Ka edhe kufizime rreth dërgesave, ku nuk lejohen të transportojnë natën, mbi turma njerëzish dhe mbi rrugë kryesore.

Produktet e lejuara për shpërndarje janë prodhime ushqimore dhe ilaçe./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë