Loading…

Risia e radhës në “Metro Libri”, intervistë ekskluzive me Wioletta Grzegorzewska

  • 14/09/2020 | 19:56

Risia e radhës në “Metro Libri”, intervistë ekskluzive me Wioletta Grzegorzewska

Në përpjekjen e vet për të sjellë në shtypin shqiptar risitë e fundit të letërsisë, Metro libri ju sjell javën tjetër intervistën ekskluzive të Wioletta Grzegorzewska, njërës prej shkrimtareve më të rëndësishme të Polonisë, shkruan Gazeta Metro.


Wioleta Grzegorzewska, ose siç njihet për publikun britanik, Wioleta Greg, është njëra prej shkrimtareve më të njohura sot në Europë. E përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe e botuar në The White Review e The Guardian, ajo ka qenë kandidate dhe fituese në disa prej çmimeve letrare më të rëndësishme në botë.

Mes këtyre çmimeve, për shkrimtaren polake vlen të theksohet nominimi për Man Booker International Prize, që gjykohet si një prej 2-3 çmimeve më prestigjioze në botë, bashkë me Çmimin Nobel për Letërsi. Ajo ishte gjithashtu në listën e ngushtë të kandidatëve për Jan Michalski Prize for Literature dhe, krahas nobelistes Olga Tokarczuk, konsiderohet si një prej zërave më të njohur të letërsisë së sotme europiane, e veçanërisht asaj polake.

Javën tjetër, ekskluzivisht në Gazeta Metro, ajo jep intervistën e parë në shtypin shqiptar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë