Loading…

Rita mbushi 30 vjeç: Festa në kohë pandemie e vështirë, por reklamoi Tequila e saj së paku

  • 27/11/2020 | 13:51

Rita mbushi 30 vjeç: Festa në kohë pandemie e vështirë, por reklamoi Tequila e saj së paku

Tullumbace, alkool e tufa lulesh – publikohen pamje nga festa e 30-vjetorit të ditëlindjes së Rita Orës nga e ëma e saj. Nuk dukej shumë festë e madhe e kuptueshme në kohë izolimi në Mbretërinë e Bashkuar, transmeotn Gazeta Metro.


Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka festuar dje (e enjte) ditëlindjen e saj të 30-të.

Me rastin e këtij jubileu, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Familja e këngëtares kishin realizuar një festë ekstra në shtëpinë e këngëtares në Londër, duke festuar edhe me pijen e saj më të re “Prospero Tequila”, e cila këtë javë filloi shitjen në Mbretërinë e Bashkuar.

Ka qenë mamaja e këngëtares, Vera Sahatçiu – Ora, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa imazhe nga festa e familjarëve të ngushtë, e realizuar në shtëpinë e Ritës.

Duke qenë se Mbretëria e Bashkuar po përjeton mbylljen e dytë totale në periudhë katër javore shkaku i pandemisë, familja e kishin të pamundur të festonin ditëlindjen e Ritës jashtë ambienteve të shtëpisë.

Nga imazhet shihet se tullumbacet e shumta, pijet alkoolike e tufat me lule nuk kanë munguar për artisten shqiptare me renome botërore.

Rita ka qenë shumë e suksesshme gjatë dekadës së saj të tretë, kur edhe debutoi në skenën e muzikës në moshën 21 vjeçare, teksa duket se është gati për suksese të tjera që e presin si muzikante por edhe biznesmene në dhjetëvjetorin e dekadës së saj të katërt.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë