Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka dalë në përkrahje të Anglisë pak para gjysmëfinales me Kroacinë.
Një gjë të tillë e ka bërë me publikimin e disa fotografive të veçanta në rrjetin social “Instagram”.
Nëpër fotografitë e modifikuara, këngëtarja Ora shihet se është futbolliste e Anglisë.
Postimin e ka përshkruar me fazën tashmë të njohur prej tifozëve anglezë: “Po ju pret shtëpia” duke aluduar tek kombëtarja e Kroacisë.