Këngëtarja me origjinë nga Kosova, por tani me famë botërore, Rita Ora, ka performuar të shtunën në Porec të Kroacisë.
Si shumë herë, edhe në koncertin në Kroaci, Rita nuk ka hezituar që të promovojë Kosovën. Ajo gjatë koncertit ka vallëzuar me flamurin e Kosovës, dhe atë të Kroacisë, përcjell gazetametro.net.
Në një video, shihet se Rita gjatë performimit të këngës së saj “Anywhere” ka vendosur në qafë flamurin e Kroacisë dhe atë të Kosovës, të cilin e ka marrë nga publiku. /gazetametro.net