Mediet australiane i kanë dhënë vëmendje të madhe vizitës së Ritës tek fëmijët e sëmurë në Sidnej.
Rita Ora tashmë i është përshtatur jetesës në Australi, ku po qëndron tash e sa mua.
Udhëtimi i Ritës në Sidnej ishte bërë për shkak të angazhimit të saj si gjyqtare në talent-shoun “The Voice of Australia”.
Por, ajo nuk është përqendruar vetëm në atë punë, por është shumë aktive edhe në projekte të tjera.
Së fundi, këngëtarja vizitoi një qendër bamirëse në Sidnej, ku trajtohen disa fëmijë të sëmurë dhe për këtë vizitë ajo shoqërohej nga Jessica Mauboy.
Ata i dedikuan storie të veçantë këngëtares shqiptare.
Ndërsa, në postimin e shoqatës shkruan “A i keni parë lajmet? Ne jemi shoqëruar me Rita Orën dhe Jessica Mauboy sot. Ne nuk mund ta besojmë fare. Familjet tona nuk mund të merrnin mjaft nga energjia e tyre infektive dhe i bindën Ritën dhe Jess të këndonin disa melodi të improvizuara. Ne jemi shumë mirënjohës që ata gjetën kohë të ndaleshin dhe të flisnin me secilin prej familjes tonë. Çfarë pasdite e veçantë. Falënderime të mëdha për Channel 7 për realizimin e kësaj”.
Vizita e Ritës në qendrën “Ronald McDonald House Westmead” mori vëmendje të madhe edhe nga mediet australiane.