Loading…
Rita Ora para gjithë fansave ka disa fjalë për Taynën dhe Dafinën
  • 13/08/2019 | 19:13

Rita Ora para gjithë fansave ka disa fjalë për Taynën dhe Dafinën

 Rita Ora ka ndarë me ndjekësit jë fotografi, të shkëputur nga klipi i ri i Dafina Zeqirit dhe Taynës.


Këngëtarja përmes këtij postimi, ka thënë se ndihet krenare me vendin nga është, njëkohësisht u shpreh e lumtur se si vajzat kosovare frymëzojnë të tjerat dhe përfaqësojnë lirinë.

“Mund vetëm të them përse ne vajzat kosovare jemi aq në ajër! E dua vendin nga jam! Dhe më pëlqen që gratë marrin vetë kontrollin dhe janë vetvetja dhe frymëzojnë, faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe ju tregoni vajzave që është mirë të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë, Vazhdoni të shkëlqeni. E dua këtë, më bën shumë të lumtur”, ka shkruar Rita.

Kujtojmë se Dafina Zeqiri dhe Tayna ka pak ditë që publikuan këngën “Bye Bye”, e cila është ndër këngët më të dëgjuara të momentit në vend dhe ka arritur mbi 2 milionë klikime në YouTube.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë