Loading…

Rita Ora publikon të tjera fotografi nga paraqitja glamuroze në pas-ndejën e ‘Oscars 2023’

  • 15/03/2023 | 15:22

Rita Ora publikon të tjera fotografi nga paraqitja glamuroze në pas-ndejën e ‘Oscars 2023’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ditë më parë ka marrë pjesë në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimve, “Oscars 2023”.


Ajo u pa në pas-ndejën e organizuar nga revista “Vanity Fair”, ku dukej si një princeshë e vërtetë e veshur me një fustan të bardhë dhe të gjatë.

Në këtë event, 32-vjeçarja ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

Së fundmi, artistja e hitit “I Will Never Let You Down” ndau me 16.1 milionë ndjekësit e saj disa fotografi të reja nga paraqitja e saj elegante në këtë mbrëmje.

“Çfarë nate, ‘Vanity Fair’. Faleminderit ‘Hassanzadeh Jewellery’ për prekjet e fundit në dukjen time”, shkroi Ora në Instagram.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë