Prestigjiozja angleze “The Telegraph” ka radhitur shtatë vajza dhe gra që nuk i përshtaten politikave të Trump-it, dhe secila nga to ka arritur sukses në fushën e tyre, jo vetëm në Amerikë por në gjithë botë.
Në mesin e këtyre vajzave dhe grave të sukseshshme është edhe Rita Ora.
Rita Ora, kosovarja që u largua nga Kosova për në Angli, ku është shndërruar në një këngëtare, aktore dhe moderatore emisionesh. E suksesshme në punën e saj, gjithçka ka nisur si një refugjate e larguar nga Kosova për shkak të gjendjes dhe sistemit kosovar. Bashkëpunimet e saj numërojnë Rimmel dhe Adidas.
Përderisa në këtë list janë edhe Gloria Estefan, Madeleine Albright,e cila është është e para grua sekretare shteti e Amerikës, që erdhi si refugjate nga Çekosllovakia. /gazetametro.net