Loading…
Rita Ora tregon bashkëpunimin që e ëndërron
  • 19/03/2019 | 14:35

Rita Ora tregon bashkëpunimin që e ëndërron

Bashkëpunimi i ëndrrave për Rita Orën është ai me Gwen Stefanin, Madonnan, ose Red Hot Chilli Peppers, transmeton Gazeta Metro.

Këngëtarja shqiptare duke folur për “CNA Lifestyle” në Singapor ka thënë se është inspiruar shumë nga yjet botërore.

Në këtë intervistë, 28-vjeçarja ka thënë se kurdo që ka nevojë të krijojë diçka kthehet aty ku nisi gjithçka dhe merr inspirimin nga yjet që ajo i ka preferuar gjithnjë.

Kosovarja ka folur për turneun muzikor në Azi duke thënë se aty vlerësohet shumë performanca e këngëtarëve. Pas Azisë, Rita do të kthehet në Evropë në prill për datat e ardhshme.

Ora ditë më parë ka publikuar projektin e ri “R.I.P”, në duet me Sofia Reyes dhe Anitta.

“Vetë gjëra pozitive, këtu është një pamje ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve të RIP”, ka shkruar Ora. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë