Loading…

Rritet numri i të huajve që punojnë në Maqedoni

  • 05/03/2017 | 22:59

Rritet numri i të huajve që punojnë në Maqedoni

Në dhjetë vitet e fundit është trefishuar numri i të huajve që janë angazhuar në mënyrë profesionale me punë në Maqedoni. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje të rregullt punë në Maqedoni, është rritur prej në 918 në vitin 2007 në mbi 3000 leje pune në vitin e kaluar.


Globalizimi i ekonomisë, investimet e huaj, rendja pas një vendi pune të paguar mirë jashtë kufijve të shtetit amë, qarkullimi i lirshëm i kapitalit dhe i fuqisë punëtore, por edhe fakti se ekonomia vendore është e hapur dhe e integruar në rrjedhat ekonomike rajonale, evropiane dhe më gjerë, ka shkaktuar edhe rritjen e fuqisë punëtore të huaj në Maqedoni, shkruan Gazeta Koha.

Privatizimi i bankave vendore nga ana e investitorëve të huaj, hyrja e kapitalit të huaj në sektorët e telekomunikacionit, të ushqimit, prodhimit të birrës, tekstilit, energjetikës, duhanit, sektorin e xeheve dhe metalurgjisë, dhënies me koncesion të aeroporteve, sigurimeve dhe bizneseve të tjera, hapja e shkollave fillore, të mesme si dhe fakulteteve të ndryshme, ku është angazhuar edhe personel mësimor nga jashtë, nisja me punë e dhjetëra fabrikave nga ana e investitorëve të huaj, kanë trefishuar numrin e të huajve që vijnë për “kurbet” në Maqedoni.

Gjithashtu, edhe hapja e bizneseve të tjera si në teknologjinë informatike, të pjekjes së bukës, sektorit të ndërtimit, hotelerisë si dhe angazhimi i specialistëve të mjekësisë nga jashtë Maqedonisë në spitalet private, ka rritur dukshëm numrin e profesionistëve të huaj që punojnë në Maqedoni. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë