Loading…

Ritmet e vaksinimit në rajon: Shqipëria e para, Kosova e parafundit

  • 20/04/2021 | 17:41

Ritmet e vaksinimit në rajon: Shqipëria e para, Kosova e parafundit

“Our World in Data”, një agjenci e cila mirret me statistikat  nëpër botë ka publikuar së fundi një grafik rreth ritimit të vaksinimit, shkruan Gazeta Metro.


Sipas “Our World in Data”, Shqipëria e para, ndërsa Kosova e parafundit, për 100 banorë.

Shqipëria renditet e para me 0.39 vaksinime duke lënë pas Kroacinë me 0.37, Serbinë 0.34, Malin e Zi 0.29, Lituaninë 0.24 madje edhe Turqinë me 0.23, e cila e ka nisur vaksinimin shumë kohë përpara Shqipërisë.  Maqedonia e Veriut janë një pozicion më sipër Kosovës me 0.11 vaksina për 100 banorë. Në rajon Bosnja dhe Hercegovina renditet e fundit me 0.01.

Kujtojmë, që Kosova ka vetëm edhe 6 mijë doza të vaksinës AstraZeneca të cilat i ka pranuar si donacion nga rrjeti COVAX i furnizimit të vaksinave. Ndërsa lidhur me këtë, sot presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i ka shkruar letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ai përveç se e ka uruar për zgjedhjen në krye të shtetit, iu është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Osmanit për ndihmë për sigurimin e vaksinave.

Ndërsa sot, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për vaksinat anti-Covid, e në bazë të tij i hapet rrugë blerjes së vaksinave nga kompania Pfizer./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë