Loading…

Rivaldo: Guardiola mund të kthehet te Barcelona

  • 21/02/2020 | 23:39

Rivaldo: Guardiola mund të kthehet te Barcelona

Gjasat për rikthimin e Pep Guardiolas te Barcelona janë rritur.


Dënimi i UEFA për skuadrën e Manchester City me dy vite mosparaqitje në Ligën e Kampionëve ka rritur gjasat për largimin e Pep Guardiolas nga ‘Etihad’.

Lidhur me këtë situatë ka folur edhe legjenda braziliane e futbollit që dikur luante me Barcelonën, Rivaldo. Ai ka thënë se Guardiola mund të kthehet te Barcelona.

“Nëse City humb dy vite në Ligën e Kampionëve atëherë do të ishte shans i madh për Pep Guardiolan që të kthehet te Barcelona, sezonin e ardhshëm” ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.

“Por, kjo varet nga performancat e klubit deri në fund të sezonit” ka shtuar braziliani.

Tifozët e Barcelonës presin një lëvizje të tillë nga krerët e klubit. Shpresat e tifozëve janë në triumfin e Juan Laporta në zgjedhjet presidenciale dhe lëvizjen e tij drejt Guardiola.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë