Loading…

‘Rivaliteti vëllazëror’: Alban Bushi tha se Muriqi nuk ishte kushedi çfarë lojtari tek Shqipëria

  • 18/10/2019 | 22:10

‘Rivaliteti vëllazëror’: Alban Bushi tha se Muriqi nuk ishte kushedi çfarë lojtari tek Shqipëria

Trajneri U 21 i Kombëtarës Shqiptare, Alban Bushi, ka folur për sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi, transmeton Gazeta Metro.


“Ne jemi munduar të zgjedhim më të mirët. Muriqi ka qenë te Shpresat nën drejtimin e Gegës, por nuk ishte ndonjë lojtar kushedi. Ka lojtarë që rriten në moshën 22-23 vjeç. Shqipëria ka sjellë shumë lojtarë të mirë,” ka thënë Bushi.

Tutje ish sulmuesi i Kombëtarës që tani drejton kategorinë U 21 shtoi se shumë lojtarë të Kosovës i kishin premtuar se do të vinin te Shqipëria, por më pas nuk ia kishin hapur telefonit.

“Ata që kanë ikur te Kosova kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ka shumë lojtarë që më kanë thënë “do të vijë te Shqipëria” e nesër nuk më kanë hapur telefonin duke shkuar te Kosova” ka thënë Bushi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë