Loading…

Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari që u plagos dhe u zhduk në Mitrovicë gjatë luftës

  • 18/04/2026 | 15:03

Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari që u plagos dhe u zhduk në Mitrovicë gjatë luftës

Në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, të shtunën në orën 13:30 është bërë rivarrimi i Sinan Dautit, 9-vjeçarit i cili më 12 prill 1999 u plagos rëndë nga forcat serbe dhe dy ditë më pas vdiq në Mitrovicë, si pasojë e plagëve, ndërsa gjatë këtyre viteve familja nuk kishte asnjë informacion për fatin dhe vendndodhjen e eshtrave të tij.


Pas një procesi të gjatë kërkimi dhe përpjekjeve të pandërprera ndër vite, të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin Krimeve të Luftës-Sektorit për Persona të Zhdukur, si dhe me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, mbetjet mortore të Dautit janë gjetur në varrezat e Suhodollit në Mitrovicë, ndërsa identifikimi është realizuar së fundmi nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në ceremoninë e rivarrimit morën pjesë familjarë, qytetarë të shumtë e përfaqësues institucionesh.

Mes tyre ishte edhe U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, zyrtarë të Komunës së Skenderajt dhe nga OVL-UÇK.

Ceremonia e rivarrimit u organizua sipas kërkesës së familjes, me përkrahje të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Komunës së Skenderajt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë