Loading…
Robben me aventurë të re: Holandezi pranë kalimit te skuadra e njohur italiane
  • 11/06/2019 | 19:02

Robben me aventurë të re: Holandezi pranë kalimit te skuadra e njohur italiane

Ish ylli i Bayern Munich dhe shumë skuadrave tjera evropiane, Arjen Robben, është pranë kalimit të skuadra italiane, Lazio, transmeton Gazeta Metro.


Me përfundim e sezonit 2018/19 në Bundesligë, përfundoi edhe aventura dhjetë vjeçare e Arjen Robbenit te skuadra e Bayern Munich. Pas kësaj, pati spekulime të shumta për të ardhmen e holandezit.

Tani sipas mediumit italian ”Il Messaggero”, skuadra e Lazios është duke përgatitur një ofertë për 35 vjeçarin, i cili mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi që kontrata me Bayernin i kishte skaduar.

Për anësorin holandez kjo do të ishte një aventurë e re, pasi që më parë nuk ka luajtur asnjëherë në kampionatin italian, Serie A.

Arjen Robben gjithashtu lidhet edhe me një rikthim në holandë te ish skuadra e tij, PSV Eindhoven./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë