Loading…

Robert Berisha përsëri emocionon të gjithë me dedikimin e nënës

  • 13/01/2021 | 16:15

Robert Berisha përsëri emocionon të gjithë me dedikimin e nënës

Robert dhe Patris Berisha humbën pak ditë më parë, njeriun më të shtrenjtë, nënën e tyre, Teutën. Lajmin e trishtë e dhanë vetë ata përmes disa postimeve në rrjete sociale.


“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti përkrah një fotografie me nënën e tij.

Padyshim dhimbja që ka kapluar këngëtarin është e madhe. Ditën e djeshme ai ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një foto të së ëmës ku shihej në spital krah Renee, vajzës së tij. Asokohe ajo sapo kishte lindur dhe kjo foto është realizuar 6 vite më parë, më 2015.

Ndërsa sot, këngëtari na ka copëtuar sërish zemrat me fjalët që i ka dedikuar nënës së tij, humbjen e së cilës nuk dëshiron ta pranojë kurrë.

Krahas një fotoje të vjetër me mamanë e tij, Roberti shkruan:

“Vdekja mendon se mund të të marrë nga unë. Por ajo nuk e di që ti jeton përgjithmonë në kujtimet e mia. Më mungon.”- janë fjalët e tij për të ëmën e ndjerë.

Kujtojmë se Roberti ka vendosur që emisioni i tij “Robi plaket kur don vet”do të jetë në një pauzë sezonale dhe do të rikthehet më 21 shkurt. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, këngëtari informoi se nuk do të shfaqet në ekran deri më 21 shkurt dhe deri atëherë, do të transmetohen “Best Of”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë