Loading…

Robert Pattinson zëvendëson Ben Affleck në filmin e ri ‘Batman’

  • 18/05/2019 | 08:39

Robert Pattinson zëvendëson Ben Affleck në filmin e ri ‘Batman’

Ka një “Batman” të ri në qytet. Sipas zërave në Kanë, Robert Pattinson do të veshë petkun e “njeriut lakuriq”, në pritje të filmit të drejtuar nga Matt Reeves, që do të dalë në kinema më 25 qershor të vitit 2021.


Për momentin nuk ka pasur asnjë koment ndaj lajmit nga “Warner Bros”. Filmi do të hyjë në prodhim në vjeshtë. Ndërkohë, ish-vampiri i “Twilight” është i angazhuar në xhirimet e filmit “The Lighthouse”.

Mes të paktave lajme që kanë dalë për “Batmanin” e ri, dihet se regjisori Matt Reeves ishte në kërkim të një aktori mes moshës 25 deri në 33 vjeç për të interpretuar protagonistin.

Ai i Pattinsonit ishte një prej emrave pretendentë për rolin, pas braktisjes së projektit nga ana e Ben Affleck, që kishte veshur kostumin e superheroit të “Gotham”-it në dy filma të mëparshëm, “Batman v Superman: Dawn of Justice” dhe “Justice League”.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë