Loading…

Robertson i sinqertë: Sezon zhgënjyes, por motivi është i njëjtë sikur të ishim duke shkuar për trofe

  • 31/03/2023 | 10:20

Robertson i sinqertë: Sezon zhgënjyes, por motivi është i njëjtë sikur të ishim duke shkuar për trofe

Mbrojtësi i Liverpool, Andy Robertson, e ka pranuar se ‘The Reds’ kanë pasur një sezon zhgënjyes në të gjitha garat. Megjithatë, ai beson se skuadra posedon ende mentalitetin kampion dhe tani duhet të fokusohet për të arritur top katërshen, transmeton Gazeta Metro.


E vetmja rrugë e Liverpool për të marrë pjesë edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve ka mbetur vendi i katërt. Aspak e lehtë marrë parasysh që gjenden shtatë pikë larg nga Tottenham Hotspur që radhitet në pozitën e shumë dëshiruar.

Edhe kalendari i ndeshjeve nuk e favorizon aspak skuadrën e udhëhequr nga Jurgen Klopp, pasi tre ndeshjet në vazhdim do t’i luajë kundër Man City, Chelsea dhe Arsenal.

”Të shkosh në prill, të mos jesh në Ligën e Kampionëve, FA Cup apo League Cup, dhe më pas të mos jesh në garën për titull është kaq zhgënjyese, është një pozicion në të cilin nuk duam të jemi,” tha Robertson.

”Ne jemi jashtë çdo gare, por ne ende besojmë se jemi një ekip që mund të konkurrojë në çdo garë. Pra, për ta rregulluar këtë, ne duhet të jemi sërish në këto turne sezonin e ardhshëm, dhe mënyra e vetme për ta bërë këtë është të përfundojmë në top katërshe. Pra, ne kemi 12 ndeshje për ta rregulluar të dhe jemi të vendosur të japim gjithçka në ato 12 ndeshjet e ardhshme,” shpjegoi ai.

Duke folur për tre ballafaqimet shumë të vështira që po i presin ‘The Reds’ për nëntë ditë, reprezentuesi skocez tha se po i presin me padurim dhe do të mundohen të japin më të mirën e tyre.

”Motivi është i njëjtë. Ne duam të luajmë në Ligën e Kampionëve, dhe kështu motivimi është saktësisht i njëjtë sikur të ishim duke shkuar për trofe.”

”Është padyshim një javë e madhe, ne po luajmë kundër tre skuadrave të mëdha dhe po, do të jetë një javë intensive, por kjo është ajo që ju e prisni kur të vini në këtë klub. Këto janë ndeshjet e mëdha në të cilat dëshironi të përfshiheni,” tha ai.

Të shtunën, në kuadër të javës së 29’të të Premier League Liverpool do të takohet me Manchester City në stadiumin ‘Etihad’ me fillim nga ora 13:30. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë