Loading…

Robin Hood: Libanezi i armatosur mban pengje në bankën që i ka bllokuar 200 mijë dollarët e tij, popullata po e përkrahë

  • 11/08/2022 | 17:53

Robin Hood: Libanezi i armatosur mban pengje në bankën që i ka bllokuar 200 mijë dollarët e tij, popullata po e përkrahë

Një burrë ka hyrë në degën e Bankës Federale të Libanit në Bejrut pasditen e të enjtes dhe po i mban peng klientët dhe punonjësit e bankës, duke kërkuar qasje në fondet e kontos së tij në bankë, transmeton  Gazeta Metro.


Një person i armatosur ka kërkuar që depozitat e ngrira të tij nga banka të lirohen dhe ka marrë peng 5 punëtorë të degës dhe një klient ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Siç raporton Reuters “ai ka kërkuar qasje në 200 mijë dollarët e tij amerikanë që i ka në konton e bankës. Kur punëtorët e refuzuan kërkesën e tij, ai nisi të bërtasë se familjarët e tij janë në spital. Pastaj nxori armën”.

Mediat libaneze raportojnë se së paku dy krisma janë shkrepur dhe se ka ambulanca që janë dërguar në vend të ngjarjes.

Nga video nga ngjarja shihet personi i frustruar tek endet i ngujuar brenda bankës duke bërtitur që t’ia kthejnë paratë e tij..

Një turmë është mbledhur jashtë degës dhe shumë prej tyre po e mbështesin atë pasi përballen me vështirësi të njëjta si i dyshuari. “Poshtë bankat!” dëgjohen brohoritma. Një person madje dëgjohet duke bërtitur “ne jemi depozitorët dhe i duam paratë e tona! Ne jemi me të, madje jemi gati t’i ndihmojmë!”.

Që prej se Libani është në krizë financiare që nisi më 2019’n, shumë banka komerciale kanë ngrirë qasjen e klientëve të tyre përmes kontrolleve  jo formale financiare të kapitalit.

Ata kanë vënë kufizim të tërheqjeve maksimale në valutën amerikane dhe lejojnë shuma të caktuara të funtesh libaneze të tërhiqen në shkallë më të ulët këmbimi me tregun duke rezultuar në humbje të konsiderueshme në vlerën origjinale të depozitave.

Bankat thonë se bëjnë përjashtime në raste humanitare dhe kujdes shëndetësor por depozitorët dhe përfaqësuesit e tyre i kanë thënë Reuters se këto përjashtime shumë rrallë zbatohen.

Bejruti gjendet në mes të një krize politike jo vetëm financiare pas shpërthimit në portin e Bejrut ku mbetën të vdekur mbi 100 persona, hetimi i rastit ka shkaktuar krizë pasi organizata terroriste Hezbollah është e dyshuara kryesore si shkaktar i shpërthimit si pasojë e neglizhencës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë