Loading…

Robotët do marrin punën tuaj

  • 07/11/2016 | 11:14

Robotët do marrin punën tuaj

Kompjuterët, makinat intelegjente dhe robotët duket se do të jenë fuqia punëtore e së ardhmes. Kështu ka thënë inxhinieri dhe zbuluesi i Teslas dhe SpaceX, Elton Musk në një deklarim të bërë për CNBC.

Sa më shumë që njerëzit do zëvendësohen nga teknologjia aq më pak punë do kenë për të bërë ata. Kështu, njerëzit do paguhen nga qeveria me një pagë bazike universale.

“Ka shumë mundësi që ne do të përfundojmë duke marrë të ardhura bazike universale nga qeveritë’’, ka thënë Musk.

Sipas tij është vështirë që të ketë mundësi tjetër, shkruan gazetametro.net. Në një shtet me të ardhura bazike universale çdo person merr një pagë nga qeveria.

Sado që kjo ide duket paksa e largët dhe interesante edhe presidenti Barack Obama ka folur rreth kësaj.

“Nëse të ardhurat bazike universale janë rruga e duhur apo jo, ky është një debat që ne do ta kemi në 10 apo 20 vitet e ardhshme”, ka thënë Obama./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë