Loading…

Rodri i Spanjës: Maroku nuk ofroi absolutisht asgjë, ne krijuam futboll

  • 07/12/2022 | 08:28

Rodri i Spanjës: Maroku nuk ofroi absolutisht asgjë, ne krijuam futboll

Mesfushori i Spanjës, Rodri por që në këtë kampionat botëror luante në pozitën e qendërmbrojtësit pas eliminimit mbrëmë kundër Marokos ka thënë se Spanja e meritonte të kalonte në çerekfinale, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë se kombëtarja afrikane nuk ofroi asgjë në fushë dhe ishin spanjollët ata që dominuan takimin.

”Maroku nuk ofroi absolutisht asgjë. Pa dashur t’i mos respektojë ata, por gjatë lojës ata nuk bënë asgjë. Ata vetëm prisnin për kundërsulme, qëndronin prapa dhe përpiqeshin me kundërsulme. Ishte e qartë se si donin të luanin, ne krijuam futboll,” tha ai.

Tutje, mesfushori i Manchester City foli për penalltitë e humbura nga bashkëlojtarët e tij, teksa nuk harroi të falënderoi edhe tifozët për mbështetjen e ofruar.

”Varet nga dita kështu janë penalltitë, ne nuk ishim të saktë kurse ata i shënuan pothuajse të gjitha. Ne mund të falënderojmë vetëm spanjollët që kanë qenë pranë nesh. Ne dhamë gjithçka,” tha ai.

Skuadra e udhëhequr nga Luis Enrique e përfundoi rrugëtimin e saj në këtë botëror më herët sesa që ishte parashikuar. Ata mbrëmë u mposhtën pas ekzekutimit të penalltive nga Maroko, derisa rezultati në 120 minuta ishte i barabartë 0-0.

Tani, Maroko në çerekfinale do të ballafaqohet me Portugalinë, e cila mbrëmë triumfoi me rezultat të thellë 6-1 kundër Zvicrës. Kjo sfidë do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 16:00. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë