Loading…
Rodriguez befason të gjithë me skuadrën e re: Zbulohen detajet e marrëveshjes
  • 18/06/2019 | 21:42

Rodriguez befason të gjithë me skuadrën e re: Zbulohen detajet e marrëveshjes

Tashmë gjithçka llogaritet si e kryer: James Rodrigues do të jetë lojtar i ri i skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti, Napoli, transmeton Gazeta Metro.


James Rodriguez në dy sezonet e fundit ishte në huazim nga Real Madridi te Bayern Munich, por ‘bavarezët’ nuk kanë vendosur që ta transferojnë atë. Kështu reprezentuesi kolumbian ka mbetur lojtar i lirë, pasi që nuk është as në planet e Zinedine Zidane.

ESPN e Kolumbisë sot ka raportuar se reprezentusi kolumbian nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e Napolit dhe këtë ata e bëjnë punë të kryer.

Sipas këtyre raportimeve, James Rodriguez do t’i bashkohet napolitanëve në formë huazimi, por më të drejtë blerje në fund të sezonit.

Nëse pastaj Napoli vendos që ta kryej transferimin e Rodriguezit, atëherë 27 vjeçari do të fitonte deri në 5.8 milionë euro në sezon dhe do të nënshkruante kontratë pesëvjeçare. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë