Loading…

Rogova: Sigurimet shëndetësore pa sistem informativ është hajni

  • 01/04/2018 | 10:36

Rogova: Sigurimet shëndetësore pa sistem informativ është hajni

Tendenca e Ministrisë së Shëndetësisë që të nisë në fund të këtij viti implementimin e Ligjit për sigurime shëndetësore pa Sistem Informativ Shëndetësor (SISH) funksional është vlerësuar si shumë e gabueshme nga eksperti i teknologjisë, Arbër Rogova.


Ky ekspert, i cili për një kohë ka qenë koordinator nacional për SISH, ka thënë se krijimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore pa SISH funksional është hajni, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një intervistë për “E diela me ‘Kohën Ditore’”, Rogova ka përmendur një varg keqpërdorimesh e neglizhencash që i janë bërë punës për funksionalizimin e këtij sistemi.

Ai ka thënë se Kosova ka dështuar të zbatojë strategjinë për funksionalizimin e SISH-it, ndërsa ka përmendur parakushtet që kanë dështuar para se të niset të punohet në këtë sistem.

Rogova e konsideron si mision të pamundur nisjen e mbledhjes se premiumeve dhe ofrimin e sigurimeve shëndetësore pa një bazë të mirë informacioni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë