Loading…

Rohde: Nuk ekziston ndonjë kornizë e re për dialogun

  • 23/09/2022 | 18:41

Rohde: Nuk ekziston ndonjë kornizë e re për dialogun

Ne nuk jemi nënshkrues i këtij dokumenti. Unë nuk di për një dokument të tillë dhe nëse Gjermania deklaron se nuk njeh edhe unë e përsëris se nuk ekziston një dokument i tillë. Kështu ka deklaruar ambasadori gjerman, Joern Rohde.


Ndërsa për deklaratat e presidentit serb Vuçiq lidhur dokumentin në fjalë, për të cilin ka deklaruar se ka lexuar një dokument të tillë dhe pastaj para gazetarëve ka theksuar se nuk është i çmendur të lexojë një dokument që nuk ekziston, ambasadori gjerman shtoi se “së pari dëshiroj të theksoj që në dialogun që zhvillohet me ndërmjetësimin e Lajçakut e mbështesim me gjithë fuqinë, ndërsa lidhur me deklaratat e presidentit Vuçiq, nëse do të niseshim të komentonim deklaratat e tij, do të kalonim kohë duke qëndruar me ditë këtu.”

I pyetur nëse ekziston ndonjë dokument tjetër të paraqitur nga këshilltarët francez e gjermanë, të cilët tash së voni iu kanë bashkuar Lajçakut në lehtësimin e dialogut Kosovë –Serbi, ambasadori gjerman theksoi se “ne mbështesim përpjekjet e Lajçakut dhe natyrisht që ka një kornizë ku thuhet se duhet të ketë normalizim të plotë që duhet të përfundojë me njohjen reciproke në mes të dyja vendeve. Këtë e ka thënë edhe kancelari Sholz kur ishte në vizitë në Kosovë, se pa njohje reciproke mes të dyja vendeve çdo gjë tjetër do të ishte e pamundur.

“Gjermania me angazhimin e të deleguarit të posaçëm Sarazin ka dëshmuar se sa i rëndësishëm është integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. Gjithashtu edhe vizita e Lajçakut kohëve të fundit në shoqërim të këshilltarit të kancelarit Sholz dëshmon këtë. Me këtë iu themi palëve dialoguese se sa i rëndësishëm është dialogu”, theksoi ambasadori gjerman në një intervistë për RTK.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë