Loading…

Roma e gjen zëvendësuesin e Xhakës

  • 31/07/2021 | 11:12

Roma e gjen zëvendësuesin e Xhakës

Transferimi i Granit Xhakas tek Roma është komplikuar.


Granit Xhaka mund të mos transferohet tek Roma pas zhvillimeve të fundit.

Marrëveshja është larg pasi Roma ka ofruar vetëm 15 milionë euro dhe nuk është e gatshme ta rrisë ofertën në më shumë se 18 milionë, ndërsa Arsenali kërkon 25 milionë dhe nuk do të pranojë ta lëshojë kapitenin e Zvicrës në më pak se 23 milionë.

“The Athlethic” shkruante dje se Arsenali i ka ofruar kontratë të re Xhakës dhe kjo gjë e ka bërë Romën të mendojë menjëherë për një alternativë tjetër.

Xhaka ende është i dëshiruar nga Mourinho, por nëse marrëveshja me të nuk arrihet, atëherë Roma kthen sytë nga Thomas Delaney nga Borussia Dortmund.

Danezi është mesfushor 30 vjeçar që luan pozitën e njëjtë dhe ai mund të jetë një opsion më i lirë sesa Xhaka.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë