Loading…

Roma e përjashton Zaniolon, edhe nëse nuk shitet sulmuesi do të mbetet 18 muaj pa luajtur

  • 31/01/2023 | 08:57

Roma e përjashton Zaniolon, edhe nëse nuk shitet sulmuesi do të mbetet 18 muaj pa luajtur

Roma zgjedh linjën e ashpër ndaj Nicolò Zaniolos. Klubi verdhekuq ka vendosur që sulmuesi i ri italian të jetë jashtë projektit teknik: sanksionet disiplinore do të qartësohen në ditët në vijim.


Sjellja e Zaniolos (ka refuzuar të stërvitet dhe të luajë në ndeshje të veçanta) dhe qëndrimi i tij i fundit për të mos pranuar transferimin te Bournemouthi në Premier League, ka çuar në këtë vendim ekstrem: lojtari më të qëndrojë në tribunë deri në përfundim të kontratës me verdhekuqtë. Sigurisht nëse në orët e fundit të merkatos nuk vjen një ofertë që do t’i leverdiste klubit italian.

Vendimi është marrë në marrëveshje mes trajnerit dhe drejtuesve. Me siguri Friedkin-ët duan që një gjë të jetë e qartë: ata nuk janë të gatshëm të negociojnë.

Dan dhe Ryan Friedkin (dhe Tiago Pinto) janë të qartë: nëse Zaniolo dëshiron të largohet në verë dhe të mos qëndrojë pa luajtur futbollit për 18 muaj (kontrata e tij skadon në vitin 2024), duke humbur edhe grumbullimin me ekipin kombëtar, do të duhet gjejë një skuadër që barazon të paktën ofertën e Bournemouth këtë dimër, pra rreth 30 milionë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë