Loading…
Rona Nishliu sjell “Mallëngjimi”, përpunim i kangës së famshme “O vendi im”
  • 10/04/2019 | 14:29

Rona Nishliu sjell “Mallëngjimi”, përpunim i kangës së famshme “O vendi im”

Këngëtarja shqiptare me suksesin më të madh në Eurovizion, Rona Nishliu, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, transmeton Gazeta Metro.


Kënga e saj e re, e cila është ripërpunim i këngës së njohur “O vendi im”, mban titullin “Mallëngjimi”.

Në fakt, kënga është në prag të nxjerrjes në shitje të albumit të dytë “MINDIL”, Rona Nishliu Quartet ka publikuar videon e parë zyrtare “Mallëngjimi”.

Me kompozim dhe tekst të kantautorit e veprimtarit Rashid Krasniqi e interpretim të paharrueshëm të zërit të ëmbël, Muharrem Qena, vjen në një variant të përpunuar nga Rona Nishliu Quartet, si një falënderim i përzemërt për krijuesin dhe interpretin e dedikim për të gjithë ata që jetojnë me zjarrin dhe mallin për vendlindjen, familjen, lagjen e fëmijërisë, përroskën e fshatit…

Kjo këngë është paralajmërim për albumin e dytë të kuartetit, që promovohet me koncertin premierë në Prishtinë më datë 24 prill./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë