Me sa duket ylli i futbollit Brazilian, Ronaldinho po i përshtatet mirë jetës pas burgut, transmeton Gazeta Metro.
Ai për herë të fundit u shfaq në një videoklip duke festuar me vajza të bukura, pothuajse të zhveshura.
Ish-sulmuesi 40 vjeçar i Milanit dhe PSG po përpiqet të fillojë një karrierë muzikore pasi hoqi dorë nga futbolli, të cilin e zëvendëson me “sport të bukur” me “gra të bukura”.
Ronaldinho thotë se po punon për publikimin e tetë këngëve gjatë vitit 2021, dhe në videon më të fundit të Tropa Do Brookso, ai shihet duke pirë alkool dhe duke luajtur në një shtëpi të mbushur me gra vetëm me bikini.
Në video, Ronaldinho shihet duke pirë buzë pishinës dhe më pas në një tryezë pokeri, i rrethuar nga vajza tërheqëse që kërcejnë. Në një intervistë për rrjetin brazilian, “Globo” Ronaldinho flet për dashurinë e tij për muzikën:
“Unë gjithmonë kam dashur R&B, rep dhe hip hop. Është paksa ndryshe nga ritmi në Brazil, ku muzika nuk ka shumë rregulla. Unë dua të prek zemrat e njerëzve përmes muzikës. Kur jam në rrethin e sambës, gjërat shkojnë më mire”.
Kjo vjen pasi ai përfundoi në burg vitin e kaluar pas skandalit të falsifikuar të pasaportave në Paraguai. Ylli brazilian gjithashtu u infektua nga Covid-19 gjatë vitit 2020, por duket se Ronaldinho është i vendosur të shijojë lirinë në maksimum./gazetametro.net