Loading…

Ronaldo bën kërkesë publike për bashkëlojtarët pas humbjes nga Aston Villa

  • 26/09/2021 | 16:40

Ronaldo bën kërkesë publike për bashkëlojtarët pas humbjes nga Aston Villa

Cristiano Ronaldo u ka kërkuar shokëve të tij të skuadrës në Manchester United që të ‘reagojnë menjëherë’ pas humbjes së tyre zhgënjyese ndaj Aston Villa të shtunën pasdite.


Djajtë e Kuq u mposhten me rezultat 1-0 në Old Trafford nga Aston Villa në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Ligën Premier.

Goli i vetëm për mysafirët u shënua në minutën e 88-të nga Kourtney Hause.

Megjithatë, vendasit patën mundësi të artë në minutat shtesë, por Bruno Fernandes dështoi të barazonte nga penalltia.

Kjo humbje që mori shumë kritika bëri që ylli i skuadrës, Ronaldo të reagojë publikisht me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram.

“Ky është vetëm fillimi. Por, në një garë aq të fortë sa Liga Premier, çdo pikë ka rëndësi”.

“Ne duhet të reagojmë menjëherë, të ngrihemi në këmbë dhe të tregojmë forcën tonë të vërtetë”, ka shkruar 36-vjeçari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë