Loading…

Ronaldo dhe Dybala i japin pikët e plota Juventusit

  • 07/04/2021 | 20:53

Ronaldo dhe Dybala i japin pikët e plota Juventusit

Juventus ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Napolit për të marrë pikët e plota në këtë ndeshje.


Federico Chiesa asistoi një top shumë të mirë për Cristiano Ronaldon dhe ky i fundit e konkretizoi atë në gol për të hapur serinë e golave në ndeshje.

Me këtë gol të vetëm dhe një dominim të Bianconerit u mbyllë pjesa e parë.

Gjatë pjesës së dytë pamë edhe rikthimin e argjentinasit Pauolo Dybala, i cili la shenjë në këtë ndeshje duke shënuar një gol mjaftë të bukur.

Në përfundimin e ndeshjes, Lorenzo Insigne konkretizoi penalltinë e shkaktuar nga Giorgio Chiellini, për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.

Me këtë fitore, Juventus tani janë në kuotën e 59 pikëve, vetëm një më pak sesa vendi i dytë, AC Milan.

Theksojmë se në këtë ndeshje luajti edhe Amir Rrahmani, mirëpo gjithçka çfarë bëri është vetëm ndëshkimi me karton të verdhë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë