Loading…

Ronaldo feston golin duke rënë në sexhde

  • 24/05/2023 | 09:00

Ronaldo feston golin duke rënë në sexhde

Cristiano Rolando, ylli portugez i futbollit dje gjatë fitores me ekipin e tij Al-Nassr shënoi golin e 3-të dhe më pas festoi duke bërë sexhde, siç bëjnë zakonisht myslimanët, shkruan Gazeta Metro.


Ndeshja e zhvilluar mbrëmë ishte mjaft e ndërlikuar jo vetëm për Ronaldon por edhe për të gjithë skuadrën e Al-Nassar sepse ishin në disavantazh prej dy golave dhe në momentin e rikthimit të rezultatit janë rikthyer edhe shanset për titullin e kampionit në Ligën Profesionale Saudite.

Në fund dolën fitues, me golin e fundit të shënuar nga 5 herë fituesi i trofeut ‘lojtari më i mirë në botë’. Pas shënimit të golit ai është parë duke festuar në një mënyrë më interesante, publiku ka mbetur i befasuar teksa ka rënë në sexhde në momentin e festimit, më pas ka festuar në formën e tij natyrale “siuuuu”.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse ai po mendon të ndryshojë fenë dhe t’i bashkohet Islamit, por këto veprime kanë shkaktuar shumë reagime për të kuptuar edhe më shumë qëndrimin e tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë