Loading…

Ronaldo flet për Ten Hag: Lë të kuptohet se ku do të luajë sezonin e ardhshëm

  • 13/05/2022 | 22:15

Ronaldo flet për Ten Hag: Lë të kuptohet se ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Cristiano Ronaldo ka komentuar emërimin e Erik ten Hag në Manchester United.


Holandezi do të marrë detyrën e trajnerit të skuadrës angleze në fund të këtij sezoni.

“Ajo që di për të është se ai bëri një punë të mrekullueshme te Ajax, ai është një trajner me përvojë. Por atij do t’i duhet kohë”, u shpreh Cristiano.

“Ai duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme. Sigurisht, shpresoj t’ia dalim. I uroj gjithë të mirat.”

“Jemi të lumtur dhe e presim me padurim. Jo vetëm lojtarët, por edhe tifozët. I uroj gjithë të mirat. Shpresoj që të fitojmë trofe sezonin e ardhshëm”, tha sulmuesi i Manchester United.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë