Loading…

Ronaldo i çmend tifozët e United dhe jo për gola: Në moshën 36-vjeçare ai bën gjëra që nuk janë parë me herët

  • 21/10/2021 | 21:21

Ronaldo i çmend tifozët e United dhe jo për gola: Në moshën 36-vjeçare ai bën gjëra që nuk janë parë me herët

Nëse Old Trafford është teatri i ëndrrave, Cristiano Ronaldo është njeriu i providencës, pasi tifozët e Manchester United e dinin mirë para se ai të ishte larguar për më shumë se një dekadë mes Real Madridit dhe Juventusit.


Ai është njeriu që zgjidh problemet, që kthen situatat, që e bën zemrën të shpërthejë kur duket se ka përfunduar.

Dhe sa më shumë ngrihet niveli dhe skena është luksoze, aq më shumë rriten shanset që kampioni portugez t’i vërë vulën ndeshjes në momente kyçe: nëse flet për Ronaldon, e ke fjalën për Ligën e Kampionëve, e fituar 5 herë nga CR7.

Që prej rikthimit te United, Ronaldo ka shënuar 6 gola në 8 ndeshje, gjysma e të cilave në 3 ndeshjet e para të grupit të Champions League: një në ndeshjen debutuese të humbur ndaj Young Boys, më pas golin e fitores në 95′ kundër

Villarreal dhe në fund sërish goli i fitores në finale ndaj Atalantës mbrëmjen e së mërkurës, pasi rezultati u permbys nga nga 0-2 në pjesën e parë ne 2-2.

Me golin e djeshëm Ronaldon vazhdon te blindoje kreun e renditjes së golashënuesve të të gjitha kohërave në Champions League, duke arritur në 137 gola.

Pese here Topi i Artë ishte vendimtar në zonën kundërshtare por kjo nuk është befasuese, por kundër Atalantës Ronaldo i mahniti të gjithë me diçka për të cilën nuk njihet saktësisht: rikuperimet në mbrojtje dhe aftësia për sakrificë kur duhet të marrë në shtëpi rezultat duke përdorur çdo burim fizik dhe mendor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë