Loading…
Ronaldo i mbeti besnik Juventusit, por ka një kërkesë të madhe për sezonin tjetër
  • 23/04/2019 | 18:02

Ronaldo i mbeti besnik Juventusit, por ka një kërkesë të madhe për sezonin tjetër

Pasi e siguruan titullin e tetë radhazi në Serie A, Cristiano Ronaldo e dha lajmin që do të qëndroj te Juventusi edhe për sezoni tjetër, transmeton Gazeta Metro.


Pas eliminimit në çerekfinale nga Ajax, në media u raportua se Ronaldo është duke menduar largimin nga Torino vetëm pas një sezoni të kaluar, por ai hodhi poshtë çdo mundësi largimi, por tani duket se ai ka një kusht për sezonin e ardhshëm.

Me eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe me formën e lartë që po e kalon rivali i tij, Lionel Messi, atëherë ‘’Topi i Artë’’ thuajse është në dorën e argjentinasit.

Pra cilat janë hapat e ardhshëm për Juventusin? Çdo gjë duhet të planifikohet mire, sepse vitin e ardhshëm do të jetë sezoni kur Juventusi dhe CR7 nuk do të kenë asnjë justifikim.

Portugezi thuhet se ka kërkuar reflektim sezonin e ardhshëm dhe të arrihen objektivat e tyre, në të kundërtën do të këtë pasoja të mëdha për “Zonjën e Vjetër” si në fushë ashtu edhe në aspektin financiar.

Fitimi i titullit në Ligën e Kampionëve duhet të jetë një prioritet vitin e ardhshëm./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë