Loading…

Ronaldo: Jam lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, shifrat flasin vetë

  • 12/10/2026 | 15:01

Ronaldo: Jam lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, shifrat flasin vetë

Cristiano Ronaldo e konsideron veten futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.


Ylli portugez, 41 vjeç, ka folur për karrierën e tij, rivalitetin me Lionel Messin dhe vlerësimin që, siç tha ai meriton për golat që vazhdon të shënojë në këtë moshë.

Intervista u transmetua nga CNN Portugal, ku Ronaldo bisedoi me gazetarin dhe mikun e tij, Edu Aguirre. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, biseda ishte zhvilluar rreth një vit më parë.

“Jam më i miri i të gjitha kohërave, pikë. Shifrat flasin vetë. Nuk njoh askënd më të mirë se unë. Historia është shkruar tashmë. Mund ta përfundoja karrierën time sot dhe nuk do të pendohesha për asgjë”, deklaroi sulmuesi portugez.

Gjatë intervistës, Ronaldo foli edhe për krahasimet e vazhdueshme me Lionel Messin, rivaliteti me të cilin ka shënuar një epokë të futbollit botëror.

Sipas portugezit, të dy kanë shërbyer si burim motivimi për njëri-tjetrin, duke e krahasuar rivalitetin e tyre me atë mes pilotëve legjendarë të Formula 1, Alain Prost dhe Ayrton Senna.

“Njëri i jepte gjithmonë motivim tjetrit, ashtu si Alain Prost dhe Ayrton Senna në Formula 1”, u shpreh Ronaldo.

Ylli portugez theksoi gjithashtu se nuk ndihet mjaftueshëm i vlerësuar për numrin e golave që vazhdon të shënojë, pavarësisht moshës së tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë