Loading…
Ronaldo ka gati listën: Kërkon që këta tre lojtarë të transferohen verës te Juventusi
  • 23/04/2019 | 18:41

Ronaldo ka gati listën: Kërkon që këta tre lojtarë të transferohen verës te Juventusi

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka bërë gati listën me lojtarët që duhet transferuar nga kampioni italian gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Metro.


Juventusi e transferojë Ronaldon verën e kaluar, me mendimin që do të shpallen kampion në Ligën e Kampionëve pas 23 viteve, por ishte Ajaxi që ua prishi këtë ëndërr.

Pas kësaj, Corriero Dello Sport raporton se sulmuesi portugez ka kërkuar nga drejtuesit e Juves që të transferohen këta lojtarë.

Joao Felix, Raphael Varane dhe Isco janë futbollistët që Ronaldo ka kërkuar transferimin e tyre për sezonin e ardhshëm.

Ndërsa, Federico Chiesa, Tanguy Ndombele, Matthijs de Ligt dhe Kostas Manolas janë disa nga emrat tjerë që raportohet të jenë diskutuar nga Ronaldo dhe drejtuesit e Juventusit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë