Largimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United siç duket është vetëm çështje kohe. Raportimet e fundit nga mediumet angleze bëjnë të ditur që yllin nuk e dëshirojnë më as bashkëlojtarët e tij, të cilët janë të frustruar me sjelljet e Ronaldos në seancat stërvitore, transmeton Gazeta Metro.
Portugezi ka kohë që ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga ‘Djajtë e Kuq’ dhe gjatë gjithë verës është raportuar për takimet e ndryshme të agjentit të tij, Jorge Mendes me drejtues të ndryshëm të klubeve.
Situata ditët e fundit është bërë edhe më e ‘nxehtë’, pasi siç raporton gazetari i afërt me klubin, Paul Hirst stafi i Erik ten Hag dhe lojtarët brenda skuadrës po bëhen gjithnjë e më të frustruar me sjelljet e fituesit pesë herë të Topit të Artë.
Sjellja e Ronaldos thuhet se po përkeqëson atmosferën në Carrington dhe drejtuesit e klubit janë duke menduar shkëputjen e kontratës me të.
Erik ten Hag’s coaching staff, and players within the #mufc squad, are growing increasingly frustrated with the conduct of Cristiano Ronaldo #mulive [@hirstclass]
— utdreport (@utdreport) August 14, 2022
Ai edhe në ndeshjen e djeshme kundër Brentford nuk është se pati paraqitje të mirë, përkundër faktit që luajti nga minuta e parë. Ndërkaq, as në fazën përgatitore të United nuk ka marrë pjesë dhe ka munguar pothuajse në të gjitha miqësoret parasezonale.
Sezoni i ri i Premier League për Manchester United nuk ka filluar në mënyrën e duhur. Dje ‘Djajtë e Kuq’ u mposhtën 4-0 nga Brentford, kurse javën e kaluar pësuan disfatë në shtëpi edhe nga Brighton. Për të mos qenë e gjitha kjo të gjitha repartet që nga portieri e në sulm nuk po kalojnë aspak momente të mira. /gazetametro.net
Mesfushori i Man United bëhet viral: Shikoni pasimin katastrofal nga ai kundër Brentford