Loading…

‘Ronaldo nuk dorëzohet lehtë, nuk e shoh të largohet nga United’

  • 22/01/2022 | 09:07

‘Ronaldo nuk dorëzohet lehtë, nuk e shoh të largohet nga United’

Mikael Silvestre, ish futbollisti i Manchester United, nuk beson se Cristiano Ronaldo do ta lë Manchester United në verë.


United po kalon sezon të vështirë që ka frustruar edhe Ronaldon, por 36-vjeçari s’do të lërë klubin e ëndrrave pa fituar diçka të rëndësishëm.

Duke folur për GOAL, Silvestre tha se Ronaldo është i frustruar por jo me veten. Ai tha se Ronaldo është shumë kërkues ndaj vetes dhe bashkëlojtarëve të tij.

“Ai është i frustruar. Jo me performancën e tij – ndoshta pak sepse ai gjithmonë dëshiron të shënojë më shumë dhe të japë më shumë asistime – por ai është si çdo lojtar, anëtar i stafit dhe tifoz që e do Unitedin dhe shfaq zhgënjimin. Kjo është normale. Ai është shumë kërkues ndaj vetes dhe bashkëlojtarëve të tij, kështu që është i frustruar”.

Ai ka thënë se Ronaldo po kërkon më të mirën për ekipin e tij.

“Duhet ta kuptoni se gjithçka që ai dëshiron është më e mira për Unitedin. Ai e bëri të qartë se u kthye për të fituar trofe, kështu që për momentin nuk po duket mirë në Premier League. Në Evropë ka një shans. Duhet të ketë një përmirësim përndryshe ai do të jetë më i mërzitur”.

Ne fund, Silvestre ka thënë se Ronaldo nuk dorëzohet lehtë dhe nuk nuk mendon se do të largohet.

“Ai nuk dorëzohrt lehtë. Rikthimi në shtëpi është diçka shumë e madhe për të. Ai ka arritur shumë me këtë klub dhe tani që mund të jetë një sezon pa trofe, prapë se prapë nuk e shoh që të largohet aq lehtë”.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë