Loading…

Ronaldo: Nuk e kam shkelur protokollin, pres të kthehem së shpejti e të shijoj jetën

  • 17/10/2020 | 12:26

Ronaldo: Nuk e kam shkelur protokollin, pres të kthehem së shpejti e të shijoj jetën

Cristiano Ronaldo ka komunikuar drejtpërdrejt në Instagram me ndjekësit e tij dhe ka hedhur poshtë akuzat për shkelje të rregullave të karantinës, pasi u testuapozitiv me Covid-19.


Ronaldo tha se e ka respektuar protokollin dhe se nuk ka kontakt me askënd.

“Po e respektoj protokollin, nuk e kam thyer, sikurse është thënë, është një gënjeshtër. Unë u ktheva nga Portugalia sepse ekipi im dhe unë u siguruam të respektonim të gjitha procedurat. U ktheva në Itali me ambulancën ajrore dhe nuk kam pasur kontakt me askënd, as në Torino”, u shpreh portugezi.

“Po qëndroj gjatë gjithë kohës në shtëpi, tani po marr rreze dielli dhe po pres të kalojnë ditët. Familja ime është një kat më sipër, nuk mund të kemi kontakte. Tani për tani gjithçka është në rregull. Siç mund ta shihni, jam mirë. Jam asimptomatik dhe natën kam fjetur mirë. Doja të falënderoja të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe mbështetjeje. Shpresoj të kthehem në stërvitje, duke luajtur dhe duke shijuar jetën së shpejti. Kur je mirë në kokë, nuk ke probleme”, vijoi CR7.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë