Loading…

Ronaldo reagon fuqishëm para dhënies së Topit të Artë, ky është mesazhi i tij

  • 29/11/2021 | 20:04

Ronaldo reagon fuqishëm para dhënies së Topit të Artë, ky është mesazhi i tij

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se ai nuk do të jetë pjesë e mbrëmjes së ndarjes së çmimit Topit i Artë për vitin 2021.


Përtej kësaj, portugezi ka polemizuar me drejtuesin e France Footabl që e dhuron këtë çmim duke e quajtur gënjeshtar pas disa artikujve të botuar për yllin portugez, përcjellë KosovaPress.

“Rezultati i sotëm shpjegon pse deklaratat e Pascal Ferré në javën e fundit, duke thënë se unë i besova atij se kisha ambicie të vetme për ta mbyllur karrierën time me më shumë Topa të Artë se Lionel Messi. Pascal Ferré gënjeu, përdori emrin tim për të promovuar veten dhe për të promovuar postin për të cilin punon. Është e papranueshme që përgjegjësit për dhënien e një çmimi kaq prestigjioz të qëndrojnë kështu, në mosrespekt absolut për dikë që gjithmonë ka respektuar France Football dhe Topin e Artë. Dhe gënjeu përsëri sot duke justifikuar mungesën time nga Gala me një karantinë të dyshuar që nuk ka arsye të jetë”, ka shkruar Ronaldo në “Facebook”.

“Gjithmonë u them urime atyre që fitojnë, brenda sportit dhe fair play që kanë udhëzuar karrierën time që nga fillimi, dhe e bëj këtë sepse kurrë nuk jam kundër askujt. Unë gjithmonë fitoj për veten dhe klubet që përfaqësoj, fitoj për veten dhe ata që më duan. Unë nuk fitoj kundër askujt.”, vazhdoi Ronaldo.

“Ambicia më e madhe e karrierës sime është të fitoj tituj kombëtar dhe ndërkombëtar për klubet që përfaqësoj dhe për skuadrën e vendit tim. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të jem një model i mirë për të gjithë ata që janë ose dëshirojnë të jenë futbollistë profesionistë. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të lë emrin tim të shkruar me shkronjat e arta në historinë e futbollit botëror”, tha ai.

E mbyll duke thënë se fokusi im është tashmë në lojën e ardhshme të Manchester United dhe gjithçka që ne ende mund të arrijmë këtë sezon së bashku me shokët e mi dhe mbështetësit tanë. Pjesa tjetër? Pjesa tjetër është vetëm pjesa tjetër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë