Cristiano Ronaldo shënoi tri gola për 15 minuta të enjten, më 29 tetor, dhe i dha Al Nassr fitoren 5-3 ndaj Al Kholood në ligën saudite.
Me to ai arriti në 985 gola në karrierë, 15 larg 1.000-shit
Ky ishte het-triku i 67-të i 41-vjeçarit: 44 për Real Madridin, 10 për Portugalinë, shtatë për Al Nassr dhe nga tre për Manchester Unitedin dhe Juventusin.
Rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi, ka 936 gola në karrierë. Ky nuk ishte het-triku më i shpejtë i Ronaldos: më 2015 ai shënoi tri gola për tetë minuta për Real Madridin kundër Granadës, në një ndeshje ku i shënoi gjithsej pesë.
Ronaldos i ka mbetur edhe një vit kontratë me Al Nassr, kampionin saudit, që është i dyti në tabelë me një ndeshje më pak se lideri Al-Qadsiah. Në gusht ai tha se ky ishte „me gjasë“ viti i tij i fundit si futbollis