Loading…

Ronaldo s’ka arritur të largohet nga Arabia Saudite, e konfirmon Al-Nassr

  • 03/03/2026 | 21:56

Ronaldo s’ka arritur të largohet nga Arabia Saudite, e konfirmon Al-Nassr

Raportimet e mediave të huaja për largimin e Cristiano Ronaldo nga Arabia Saudite për shkak të luftës po dalin të pavërteta, duke qenë se klubi i tij, Al-Nassr, të martën mbrëma ka lëshuar një komunikatë me të cilën ka konfirmuar se portugezi ka pësuar lëndim në tendinën e gjurit dhe do t’i nënshtrohet programit të rehabilitimit ditë pas dite në Arabinë Saudite.

Në fakt, bëhet fjalë për një lëndim më të rëndë sesa ishte pritur për 41-vjeçarin.

Pas ndeshjes me Al-Fayha në fundjavë, ku Ronaldo kërkoi zëvendësim 10 minuta pa përfunduar ndeshja, trajneri i Al-Nassrit, Jorge Jesus, kishte deklaruar se kjo ishte thjesht për shkak të lodhjes muskulore. Kjo mund të lidhet edhe me faktin që Ronaldo mungoi në disa ndeshje, si formë proteste ndaj Federatës së Futbollit të Arabisë për shkak të trajtimit të padrejtë financiar që pretendon se po i bëhet klubit të tij, Al-Nassr.

Por nëpërmjet një komunikate, Al-Nassr ka bërë të ditur se Ronaldo ka probleme me tendinin e gjurit.

“Cristiano Ronaldo pësoi një dëmtim të tendinit të gjurit gjatë ndeshjes kundër Al-Fayha. Lojtari ka filluar procesin e rehabilitimit dhe gjendja e tij do të vlerësohet çdo ditë”, thuhet në komunikatë.

Klubi arab nuk e ka saktësuar se sa i rëndë është problemi me tendinin, prandaj edhe koha e kthimit të tij në fushë mbetet e panjohur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë