Loading…

Ronaldo zyrtarisht bashkëpronar në klubin spanjoll, blen 25% të investimeve

  • 26/02/2026 | 11:53

Ronaldo zyrtarisht bashkëpronar në klubin spanjoll, blen 25% të investimeve

Legjenda e futbolli, Cristiano Ronaldo ka bërë hapin e tij të parë drejt pronësisë së një klubi futbolli, pasi ka blerë 25% të aksioneve të UD Almeria përmes kompanisë së tij “CR7 Sports Investments”, transmeton Gazeta Metro.


Ronaldo bëhet bashkëpronar i klubit spanjoll një vit pasi Almeria u ble nga një grup investimesh saudit i udhëhequr nga Mohamed Al Khereiji – bashkëpunëtor i ngushtë që më herët kishte ndihmuar edhe në transferimin e portugezit në Arabinë Saudite.

Ronaldo më parë kishte lënë të kuptohej se kishte ambicie përtej fushës së blertë. Në vitin 2024 ai deklaroi se dëshironte të ndikonte në futboll edhe në nivel pronësie.

Ai ka folur hapur edhe për problemet strukturore të Manchester United duke thënë në një intervistë: “Nëse do të jem pronari i klubit, do t’i sqaroj gjërat dhe do t’i rregulloj gjërat që janë të këqija atje”, kishte deklaruar portugezi më parë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë