Loading…

Ronela Hajati anulon publikimin e këngës së re, kjo është arsyeja

  • 29/04/2021 | 21:56

Ronela Hajati anulon publikimin e këngës së re, kjo është arsyeja

Ronela Hajati prej kohësh ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë një këngë që do të jetë një hit i padiskutuar. Kënga mban titullin “Aventura” dhe pritej që të publikohej në fund të prillit ose fillim të majit. Mirëpo kjo gjë nuk do të ndodhë, sepse Ronela ka anuluar papritur publikimin e këngës.


Ajo ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se kënga nuk do të lançohet nesër, për shkak se Ronela nuk ndodhet në Shqipëri. Disa ditë më parë ajo udhëtoi drejt SHBA-ve dhe pasi të kthehet që andej do të publikohet “Aventura” e shumëpritur.

“Dhe JO! Nuk do dale neser ! Kur gjerat nuk shkojne ashtu si dua ,si pres dhe si meritoj une absolutisht pauzohen! E di qe kam nje vit qe mezi po pres ta nxjerr kete kenge,por pa qene personalisht ne Shqiperi nuk mundem! Me besoni qe eshte per mire! Une pasi i perfundoj shumicen e rasteve nuk i kam qejf kenget e mia, por kjo sme merzitet asnjehere! Do prisni dhe paaaak fare! It ëill be ëorth it! Promise!”, ka shkruar Ronela në një postim në Instagram.

Kujtojmë se në mes të muajit mars, Ronela lançoi këngën e parë të albumit të saj “Rron-ela”, i cili do të plotësohet me këngë deri në fund të vitit. Kënga e parë që ajo publikoi ishte “Prologue”, më pas në 10 prill ajo solli projektin “Shumë i mirë”, që po ashtu është pjesë e albumit.

Më pas ajo do të publikojë “Aventura” dhe në fund të majit dhe fillim të qershorit Ronela ka zbuluar se do të dalin e 2 këngë të tjera që do të jenë bashkëpunime, por emrat e artistëve nuk i ka treguar akoma. Më vonë, në muajin shtator ajo do të publikojë pjesën e 2 të albumit, që po ashtu do të përmbajë 5 këngë të tjera.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë