Loading…

Roshi: Në Wembley do ta japim maksimumin

  • 10/11/2021 | 16:27

Roshi: Në Wembley do ta japim maksimumin

Para ndeshjes mes Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Shqipërisë, sulmuesi i kësaj të fundit Odise Roshi në një konferencë për media ka treguar se “Kuq e Zinjtë” do ta japin maksimumin për të nxjerrë rezultat pozitiv ndaj “Tre Luanëve”.

Të premten mbrëma me fillim nga ora 20:45 Anglia pret në shtëpi, në stadiumin “Wembley” Kombëtaren e Shqipërisë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”, përcjell KosovaPress.

Këtë ndeshje, Odise Roshi e cilësoi tejet e vështirë, por tregoi se skuadra e grumbulluar do ta jap maksimumin në “Wembley” kundër Anglisë.

“Të gjithë e dimë që me Anglinë është një ndeshje shumë e vështirë. Të gjithë e dinim kualitetin që Anglia ka shfaqur dhe ka. Do të shkojmë në Uembli të luajmë dhe të japim maksimumin”, tha Roshi.

Po ashtu, Roshi tregoi se skuadra që ka Shqipëria ka lojtarë tejet cilësorë të cilët kanë aftësitë për të bërë mrekulli në ndeshje të mëdha.

“Mrekullitë kanë ndodhur dhe prandaj janë të bukura. Shpresoj që të ndodhë kjo gjë. Kështu kemi shkuar edhe në Portugali në 2014 dhe e kemi fituar ndeshjet. Tani lojtarët janë në formë, si Cikalleshi që ka qenë edhe lojtari i javës në formacion në Turqi. Ashtu ka edhe lojtarë të tjerë, si Bare, Kumbulla, Ismajli, që luajnë në nivele shumë të mira. Shpresojmë”, tha Roshi.

Shqipëria gjendet në Grupin I të kualifikimeve të Botërorit “Katar 2022” së bashku me Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Momentalisht, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara “Kuq e Zinjtë” kanë arkëtuar gjithsej 15 pikë, dy më pak se vendi i dytë Polonia, dhe katër më shumë se vendi i katërt Hungaria.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë