Loading…

I rrahën gratë, arrestohen dy burra

  • 15/12/2016 | 12:45

I rrahën gratë, arrestohen dy burra

Të mërkuren në komunën e Fushë Kosovës, një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila ka pësuar lëndime trupore. Sipas Policisë së Kosovës, deri te ky sulm ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje, transmeton gazeta Metro.

Pothuajse i njejti skenar ka ndodhur edhe në Komunën e Lipjanit, ku po ashtu një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar trajtim mjekësor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, të dy të dyshuarit meshkuj janë arrestuar dhe me urdhër të prokuroris të dyshuarit janë derguar në mbajtje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë